EKSKLUZIVE- Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së 27-vjeçarit në këtë komunë.

Nga burime të Dukagjinit mësohet se në vend të tij është emëruar Brahim Shatrolli, një zyrtar nga Ferizaj, i cili do të marrë drejtimin e policisë në Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 7 korrikut në Lipjan. Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës dyshohen për përfshirje në ndërhyrjen që përfundoi me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Policët u paraqitën para gjykate të mërkurën, seanca zgjati disa orë, dhe gjykata caktoi një muaj paraburgim për secilin prej tyre, me gjithë kundërshtimet nga mbrojtja.

Avokati i njërit prej policëve, Besnik Berisha, ngriti dyshime për mjekimin e dhënë Zejnullahut dhe theksoi se ende mungon raporti i mjekësisë ligjore që do ta sqaronte shkakun e vdekjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika