Azemi: Këtë vit humbëm jetën e 17 punëtorëve, asnjë masë nga institucionet

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka folur pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve të ndërtimit në Gjakovë, duke akuzuar institucionet për neglizhencë të vazhdueshme ndaj sigurisë së punëtorëve në sektorin privat.

Ai ka theksuar se dërrasat në të cilat dy punëtorët ishin mbështetur kanë qenë në nivel jo të duhur.

“Informacionet që kemi marrë është se këta dy punëtorë kanë rënë nga kati i 13-të e që në fakt këta qenkan rënë nga kati  tretë. Kanë qen punimet në katin e tretë. Në bazë të asaj që kemi parë shihet se dërrasat të cilat punëtorët janë mbështetur kanë qenë në nivel jo të duhur”, tha Azemi para mediave.

Ai u shpreh i shqetësuar për mungesën e kontratave të punës dhe për trajtimin e padrejtë të punëtorëve.

Sipas tij, vetëm këtë vit kanë humbur jetën 17 punëtorë në sektorin privat, por asnjë masë nuk është marrë nga institucionet apo pronarët e kompanive.

“Këtë vit kemi humbur 17 jetë të punëtorëve në sektorin privat dhe deri më tani nuk e kemi asnjë intervenim nga institucionet por edhe pronarët e kompanive, kjo është diçka e tmerrshme. Është diçka e tmerrshme. Inspektorati i Punës nuk po e kryen detyrën që ka”, kka shtuar Azemi, duke u bërë thirrje autoriteteve të reagojnë me urgjencë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika