Aksident i rëndë me autobus nga Kosova në Serbi – Një i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Serbi në afërsi të Krushevacit, ku janë përfshirë një autobus i një kompanie nga Kosova dhe një veturë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Serbi në afërsi të Krushevacit, ku janë përfshirë një autobus i një kompanie nga Kosova dhe një veturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00, bëjnë të ditura burimet e Dukagjinit kur autobusi i kompanisë “Zhitia Tours” i cili po udhëtonte në linjën nga Prishtina për në BE është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Nuk dihen ende detaje të plota për shkakun e aksidentit apo identitetin e viktimës, por burime të Dukagjinit kanë konfirmuar se në autobus ndodheshin qytetarë nga Kosova. Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të sqarohet nga mjekët në orët në vijim.

Dukagjini ka tentuar të marrë informacion nga kompania dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika