Lirohet pas intervistimit shtetasi serb në Leposaviq që shpërndante afishe me përmbajtje nxitëse

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Leposaviq ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

Sipas policisë, gjatë patrullimit, njësitet policore kanë hasur të dyshuarin teksa shpërndante afishe në gjuhën serbe me përmbajtje që nxit urrejtje dhe mosdurim.

I dyshuari është shoqëruar për në stacion policor, ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet në hetim.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika