Trump njofton marrëveshjen me Kinën për të ardhmen e TikTok në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur të hënën se është arritur një marrëveshje me Kinën për të siguruar funksionimin e TikTok në territorin amerikan. Ky zhvillim shënon përmbylljen e një procesi negociatash që ka zgjatur më shumë se një vit, i nisur që gjatë mandatit të tij të parë.

“Takimi i madh tregtar në Evropë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ka shkuar shumë mirë! Do të përfundojë së shpejti”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

“U arrit gjithashtu një marrëveshje për një kompani të ‘caktuar’ që të rinjtë në vendin tonë donin shumë ta shpëtonin. Ata do të jenë shumë të lumtur! Do të flas me Presidentin Xi të premten.”

Diplomatët e dy vendeve u takuan këtë javë në Madrid për të diskutuar tregtinë dhe çështje të tjera, ndërsa sekretari i Thesarit, Scott Bessent, konfirmoi se çështja e TikTok ishte në rendin e ditës.

Trump ka shtyrë disa herë afatin e vendosur prej tij për të arritur një marrëveshje mbi të ardhmen e TikTok në SHBA, duke kërkuar që të paktën një pjesë e biznesit amerikan i kompanisë të kalojë nën pronësi të mbështetur nga investitorë amerikanë.

Çështja mori dimension ligjor pas miratimit të një projektligji dypartiak nga Kongresi, i cili u firmos nga ish-presidenti Joe Biden. Ligji parashikonte ndalimin e TikTok në SHBA, përveçse në rastin kur kompania kineze do të hiqte dorë nga aksionet e saj në asetet amerikane të rrjetit social.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika