SHBA nis tre anije kozmike për monitorimin e motit hapësinor dhe stuhive diellore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar në hapësirë tre anije kozmike me misionin për të përmirësuar monitorimin e motit hapësinor, përfshirë stuhitë diellore që paraqesin rrezik për teknologjitë dhe sistemet energjetike në Tokë. Nisja u bë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, me raketën Falcon 9 të kompanisë SpaceX, e cila bartte sondat drejt destinacionit të tyre.

Pas arritjes në hapësirë, anijet do të vendosen në pikën Lagrange 1, rreth 1.5 milion kilometra larg Tokës, një pozitë e qëndrueshme për vëzhgim të vazhdueshëm të aktivitetit diellor.

Një nga sondat, IMAP (Interstellar Mapping and Acceleration Probe), do të merret me studimin e grimcave me energji të lartë që burojnë nga Dielli, si dhe me analizimin e heliosferës – mburoja natyrore që rrethon sistemin tonë diellor. Ky mision pritet të ofrojë të dhëna të rëndësishme për rrezatimin kozmik dhe motin hapësinor.

Sonda tjetër, SWFO-L1, e operuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), është projektuar për të identifikuar në kohë reale stuhitë diellore dhe për të dhënë paralajmërime të hershme. “Kjo mund të parandalojë një kërcënim që po vjen dhe të na japë kohë për t’u përgatitur,” tha Irene Parker nga NOAA.

Këto informacione janë thelbësore, pasi stuhitë diellore mund të shkaktojnë probleme serioze në aviacion, komunikime, sistemet GPS, rrjetet elektrike, si dhe të rrezikojnë astronautët dhe satelitët.

Anija e tretë, Vëzhguesi Carruthers Geocorona, do të fokusohet në studimin e ekzosferës së Tokës, me qëllim të kuptimit më të mirë të ndikimit që moti hapësinor ushtron mbi shtresat e jashtme të atmosferës sonë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika