Edhe Christopher Hill dëshmitar në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Por, Radio Dukagjini mëson që dëshmitar do të jetë edhe Christopher Hill.

Christopher Hill së fundmi ishte ambasador i SHBA-së në Serbi. Një diplomat karriere ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Diplomati Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës.

Siç dihet, negociatat në Rambuje përfunduan pa sukses pasi pala serbe kishte refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes çfarë kishte bërë që NATO të nis një fushatë 78-ditore të bombardimeve ndaj regjimit të Millosheviqit.

Pas fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, disa mijëra protestues në Shkup dogjën një pjesë të ambasadës amerikane ndërsa Hill ishte akoma brenda. Ndërhyrja e policisë parandaloi dëme të tjera dhe ai dhe stafi i tij shpëtuan të padëmtuar.

Diplomati amerikan shërbeu si ambasador në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit amerikan në bisedimet gjashtë-anëtarëshe për Korenë e Veriut.

Hill ka fituar çmime të shumta përfshirë Çmimin “Robert Fraser” për Negociatat e Paqes dhe Çmimin e Sekretarit të Shtetit për Shërbim të Shquar.

Ndryshe, procesi gjyqësor ndaj katër ish-eprorëve të UÇK-së filloi në vitin 2023, tre vite pas arrestimit të tyre dhe transferimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Tashmë, mbi dy vite pas nisjes së procesit, gjyqi ndaj tyre po i afrohet fazës përmbyllëse, pasi muajin e kaluar ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, paraqiti dëshmitarët e parë./ Radio Dukagjini

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika