Ujësjellësi i Mitrovicës bën publik një njoftim që ka marrë nga Ibër-Lepenci: Do të ketë mungesë të ujit në disa pjesë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë zvogëlim të nivelit të ujit në kanalin kryesor “Ibër-Lepenc”, gjë që mund të shkaktojë mungesë uji në zonat më të larta të qytetit dhe në disa fshatra përreth.

Në njoftim thuhet se impiantet për trajtimin e ujit në Shipol dhe Balinc do të punojnë me kapacitet të reduktuar për shkak të uljes së prurjeve, ndërsa ekipet e ujësjellësit janë në terren duke monitoruar situatën.

“Do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e furnizimit sapo të stabilizohet niveli i ujit në kanalin ‘Ibër-Lepenc’”, theksohet në komunikatë.

Ky njoftim vjen pas raportimeve për përmbytjen e punishtes ku po ndërtohet ura e re e Ibrit për këmbësorë në Mitrovicë.

Pronari i kompanisë ndërtuese, Jahir Nimani, ka deklaruar se përmbytja është shkaktuar qëllimshëm, duke akuzuar se “brana është lëshuar nga Ujmani me qëllim të dëmtimit të punimeve”. Sipas tij, nga uji janë dëmtuar shumë pajisje dhe materiale ndërtimi.

Autoritetet për momentin nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me këto pretendime.

Përmbytje te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, ndërtuesi dyshon për sabotim të qëllimshëm

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika