Mbyllet balotazhi i zgjedhjeve lokale, votojnë mbi 30% e qytetarëve

Procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash ka përfunduar në orën 19:00 në të gjitha vendvotimet e 18 komunave ku u zhvillua balotazhi.

Votuesit patën mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarët e rinj, ndërsa KQZ do të fillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Deri në orën 19:00, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 423,316 qytetarë nga 1,316,672 të regjistruar në Listën e Votuesve, duke shënuar një pjesëmarrje prej 32.15%.

Nga 1,628 vendvotime, 1,581 janë përpunuar ose 97.11% e tyre, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

26.77% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale: Kosova vendos për kryetarët në 18 komuna

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika