Xhaferi për Kurtin: Nuk e ka në karakter unifikimin, por përçarjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka kritikuar qasjen dhe taktikat politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e konsideruar si një pengesë për unifikimin dhe krijimin e institucioneve të reja.

Xhaferi ka thënë se vendimi për propozimin e Glauk Konjufcës për kryeministër ka qenë pjesë e një taktikizimi politik të Kurtit që, sipas tij, ka për qëllim të ndikojë në procesin zgjedhor.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se, në vend që të zhvillohen marrëveshje politike për të siguruar kalimin e proceseve të rëndësishme, Kurti ka preferuar taktika pa marrëveshje dhe pa numra të mjaftueshëm në Kuvend.

“Zoti Kurti përdor vetëm taktika politike për arsyetimet politike pastaj në zgjedhje. Edhe kjo, mandatimi i zotit Konjufca, unë kujtoj që është taktizim politik. Që pastaj në procesin zgjedhor me thënë që ne i provuam krejt, por ata janë bashkë. Ata janë kundër nesh. Dhe në akt logjike, vendi nuk ec përpara dhe kjo logjik të cilën e karakterizon zotin Kurit për përçarje dhe jo me unifikim, na ka sjellë në këtë ditë që jemi. Po të kishte zoti Kurti energji të mriz, kujtoj që nuk do të dilte zoti Konjufca dhe të thotë që ne nuk po bëjmë një marrëveshje për qeveri, por po shkojmë në një kalim të hapur për kalimin e këtyre probleme. Kur kemi thënë ne që të bëjmë një qeveri për të përbashkët për kalimin e këtyre proceseve nuk iu ka duk interesant. Por krejt kjo lëvizje taktike që e ka bërë është pa marrëveshje politike, pa numra në Kuvend. Dhe pa numra në Kuvend nuk mund të ecin përpara…

Zoti Kurit nuk e ka në karakter këtë pjesën e unifikimit por të përçarjes. Skena politike duhej të qetësohet dhe nuk e shoh të pamundshme nëse energjitë e mirë vijnë në vend, nuk e shoh të pamundshme me u ulë liderët e partive, edhe para zgjedhjeve e pas”, ka thënë Xhaferi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika