Ahmeti nis mandatin e katërt në Lipjan

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nisur sot mandatin e tij të katërt, duke shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve për besimin e dhënë.

Ahmeti theksoi se mbështetja e qytetarëve është një nder i madh dhe një përgjegjësi e madhe për të punuar me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo familje, lagje dhe fshat të komunës.

“Sot po fillojmë mandatin e ri me besimin tuaj. Me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju falënderoj të gjithëve.

Besimi juaj për mandatin e katërt është nder i madh për mua. Jam pafund mirënjohës për mbështetjen, për besimin dhe për bashkëpunimin që keni dhënë në këtë rrugëtim.

Ky rezultat më bën të ndihem krenar dhe më të vendosur të punoj me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim për çdo familje, çdo lagje dhe çdo fshat të komunës sonë. Së bashku do ta çojmë Lipjanin edhe më lart.

Faleminderit nga zemra, Lipjan!”, ka shkruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika