Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, vlerëson se asamblistët e komuniteteve të tjera në Mitrovicën e Veriut shfryëzojnë situata të ndryshme për të tërhequr vëmendje.
Azemi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se institucionet në veri të vendit duhet të funksionojnë në bazë të ligjeve të Kosovës.
“Mendoj që Mitrovica edhe në të kaluarën edhe tash ka pasur situata të tilla pasi asamblistët që vijnë nga komunitetet të ndryshme shfrytëzojnë situata për të dalë në skena televizive ose për të tërhequr vëmendje – njëri nga kolegët e mori fjalën dhe përmendi një lloj pasigurie ndërsa para fjalimit më pyeti se a ndihem i sigurt dhe i thashë se po – nuk e dita që do ta polemizojë këtë. Në veriun e Kosovës kemi kaluar në disa faza dhe duhet të kemi parasysh të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur nga 2013-ta institucionet e Kosovës i kanë monitoruar betimet e kryetarëve të komunave dhe asamblistëve aty. Institucionet në veri duhet të funksionojnë në bazë të ligjeve të Kosovës”, u shpreh Azemi.
