Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur besimin e tij në rritjen e partisë nën drejtimin e kryetarit të ri, Bedri Hamza.
“Unë besoj që PDK do të rritet dhe jemi në garë për të fituar zgjedhjet. Besoj që Hamza si kryetari i ri i PDK-së është duke e bërë një punë të jashtëzakonshme. Programi dhe vizioni i Kryetarit Bedri Hamza janë shpresë për Kosovën dhe për secilin qytetar të këtij vendi,” ka deklaruar Tahiri.