Kosova pranohet si anëtare e 154-të e International Golf Federation (IGF)

Federata e Golfit të Kosovës ka njoftuar se Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtare e 154-të e International Golf Federation (IGF).

Anëtarësimi në IGF hap mundësinë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, përfshirje në ciklet olimpike, zhvillimin e talenteve të rinj dhe forcimin e infrastrukturës së golfit në Kosovë.

Një rol të veçantë në këtë arritje ka pasur themeluesi i golfit në Kosovë, Dino Asanaj, si dhe mërgata shqiptare, e cila me mbështetjen dhe përfaqësimin e saj ka kontribuar thelbësisht në promovimin e golfit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Falë këtij anëtarësimi, Kosova fiton mundësinë për të marrë pjesë në garat botërore, për të përfshirë sportistët në ciklet olimpike, për të zhvilluar talente të rinj dhe për të forcuar infrastrukturën e golfit në vend.

Federata falënderon gjithashtu Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, partnerët ndërkombëtarë dhe të gjithë mbështetësit lokalë për kontributin e tyre të çmuar në këtë sukses historik.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika