Zgjedhjet e parakohshme, Mujaj: Gjuha e pozitës ishte më e butë se në zgjedhjet e shkurtit

Drejtori i “Syri i Vizionit”, Veton Mujaj, vlerëson se fushata e zgjedhjeve të parakohshme ka qenë më e mirë dhe më e butë në gjuhë sesa zgjedhjet e kaluara.

Mujaj, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se gjuha e përdorur në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte më e ashpër sesa tani.

“Kemi parë që kemi të bëjmë me një fushatë më të shkurtër dhe fokusi i politikanëve kaloi kryesisht në rrjetet sociale kryesisht e pastaj në takime të mëdha dhe komuna të mëdha kryesisht dhe nuk patën kohë të shkojnë derë më derë sikur kur fushata është më e gjatë, Fushata ishte e mirë dhe jo shumë të egër siç e kemi pasur në zgjedhjet në muaji shkurt, zërat prej VV-së ishin zbutur ndërkaq nga disa parti të tjera ishin rritur paksa. Po përmbyllet pak më butë sesa në shkurt dhe të shohim se si do të jetë në bazë të rezultateve të ditës së diel”, u shpreh Mujaj.

Mujaj, mes tjerash, vlerëson se gjuha e zbutur nga pozita ka qenë sipas tij për shkak të mundësisë së krijimit të koalicioneve pas rezultateve të së dielës.

“Kemi pasur më pak raste dhe më pak kandidat që e kanë humbur vetën dhe kanë përdorur gjuhë më të vështirë, mbase atmosfera e përgjithshme se nuk do të duhej të irritoheshin qytetarët – gjuha mund të jetë zbutur edhe për mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve varësisht nga rezultatet e së dielës”, u shpreh Mujaj.

Mujaj, tutje, uron që shqetësimi i ngritur për mundësinë e ndërprerjes elektrike të mos ndodhë, pasi u shpreh se do të krijonte shumë vështirësi.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika