Një SMS që mund t’ju kushtojë shtrenjtë, BQK ngre alarmin

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka apeluar te qytetarët për kujdes të shtuar ndaj një fushate mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS.

Sipas BQK-së, këto mesazhe paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga bankat komerciale, me qëllim mashtrimin e qytetarëve dhe vjedhjen e të dhënave financiare. Mesazhet e dyshimta mund të përmbajnë lidhje të rreme dhe kërkesa urgjente për veprim, prandaj qytetarët këshillohen të mos bien pre e tyre.

Për të garantuar sigurinë online, BQK u rekomandon qytetarëve që të mos ndajnë kurrë të dhënat e kartelave bankare përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar, si dhe të shmangin hapjen e lidhjeve të dyshimta ose klikimin në mesazhe që kërkojnë veprim të menjëhershëm.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos kryejnë pagesa apo të vendosin të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara në SMS, të përdorin vetëm faqet zyrtare dhe aplikacionet e verifikuara të bankave, si dhe të shmangin regjistrimin e të dhënave të kartelës në platforma të pasigurta.

BQK po ashtu rekomandon aktivizimin e njoftimeve për çdo transaksion dhe kontrollimin e rregullt të historisë së pagesave dhe transferave, ndërsa çdo mesazh i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë te banka apo institucioni financiar përkatës./KP

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika