Zyrtarët e lartë amerikanë flasin ekskluzivisht për Dukagjinin rreth procesit në Hagë

Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë folur ekskluzivisht për Televizionin Dukagjini rreth procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tony Hall – pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan dhe gjenerali i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mick Kicklighter, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth procesit të stërzgjatur, që e kanë cilësuar të padrejtë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Hall, që ka qenë pjesë e Kongresit për 2 dekada, ka treguar se bashkë me ish-ministrin Ahmet Shala e ka vizituar Thaçin në Hagë.

“Po, i kam vizituar bashkë me Ahmetin, dy herë në fakt. Por, herën e parë që i kam vizituar edhe kemi biseduar. Jam takuar me zotëri Thaçin dhe lidershipin tjetër. I kaluam dy ditë duke biseduar me njëri-tjetrin dhe ishte vizitë e mirë, mësova shumë për ta dhe u ndjeva sikur ishte bekim për mua. Unë shkova atje ndoshta për t’iu ndihmuar atyre, por në fakt ata më ndihmuan mua, vetëm duke i dëgjuar dhe duke qenë pjesë e kësaj”, tregon Hall.

Për shkak të rrethanave, Mick Kicklighter, nuk ka pasur mundësi të udhëtoj në Hagë por tregon se ish-Presidentin Thaçi e takoi kohë më parë në SHBA.

“Jam takuar me Presidentin Thaçin para 7 vitesh në Uashington. Kishim diskutim të mirë, me rëndësi, dhe isha i impresionuar me aftësinë e tij dhe angazhimin e tij. Jam ndjerë i nderuar të flas me të. Kur dëgjova që ishte në burg për një kohë të gjatë, Ahmeti dhe unë u takuam, biseduam dhe u lutëm për të”, thotë oficeri amerikan Kicklighter.

Amerikanët e vlerësojnë të pakuptimtë e në anën e gabuar të historisë, kohëzgjatjen e gjykimit, veçanërisht kohën e kaluar në paraburgim.

“Është një situatë e trishtueshme që unë nuk e kuptoj dhe këta burra duhet të kthehen sa më parë në familjet e tyre dhe tek shteti i tyre, ata janë të gjithë liderë të jashtëzakonshëm”, përfundon Kicklighter.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika