Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’së, OVL njofton se e ka themeluar një të vetin, këta janë anëtarët

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka themeluar Këshillin Organizues për përgatitjen dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, në përbërje të këtij këshilli janë përfshirë figura të njohura si Hysni Gucati, Ali Ahmeti, Fadil Shurdhaj, Agim Çeku, Lahi Brahimaj, Ahmeti Isufi, Rrahman Rama, Nuredin Lushtaku, Latif Gashi dhe Rrustem Berisha.

Postimi i OVL UÇK’së:

Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, në frymën e përgjegjësisë morale dhe kombëtare, morën këtë:

V E N D I M

1. Të themelohet Këshilli Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të kësaj ngjarjeje historike për kombin tonë.

2. Këshilli Organizues do të përbëhet nga përfaqësuesit si vijon: Hysni Gucati – OVL-UÇK, Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK, Xhavit Jashari – SHFD-UÇK, Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Sokol Poga – OVL- UÇK – Tiranë, Agim Çeku, Lahi Brahimaj, Shukri Buja, Ahmet Isufi, Rahman Rama, Nuredin Lushtaku, Abdyl Mushkolaj, Latif Gashi, Rustem Berisha.

3. Në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet nga të gjitha strukturat e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Me respekt:  OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së.

Ndërkohë, edhe Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së. Në përbërje të këtij këshilli janë përfshirë, mes të tjerëve, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika