Telekomi mes “mbështetjes” dhe “ndikimit financiar” të heqjes së tarifave të roamingut me BE-në

Pas propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e tarifave të roamingut, Telekomi i Kosovës është deklaruar se mbështetë procesin e integrimit, por ka ngritur shqetësime për ndikimin financiar, nëse nuk zbatohen disa mekanizma. Telekomi tha se duhet një periudhë tranzitore gjatë së cilës kërkoi një kompensim ose subvencionim për të shmangur efektet negative.

Edhe pse e “mbështesin integrimin digjital dhe lehtësimin e komunikimit për qytetarët dhe bizneset”, Telekomi i Kosovës theksoi se nisma për heqjen e tarifave të roamingut me Bashkimin Evropian “ka implikime të drejtpërdrejta dhe të konsiderueshme financiare për operatorët në tregje më të vogla si Kosova”.

Në një përgjigje për TV Dukagjini, Telekomi vlerësoi se heqja eventuale e tarifave të roamingut duhet të shoqërohet me, siç u shprehën, “mekanizma të qartë kompensimi dhe me kushte të barabarta tregu”.

Kjo, sipas ndërmarrjes publike të telefonisë, duhet të bëhet për të shmangur krijimin e “disbalancave serioze konkurruese” dhe ndikimin negativ në kapacitetin investues të operatorëve vendorë.

“Gjithashtu, duke marrë parasysh dallimet strukturore ndërmjet tregjeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, konsiderojmë se duhet të shqyrtohet seriozisht mundësia e krijimit të një mekanizmi tranzitor mbështetës për operatorët në tregjet më të vogla, përfshirë Kosovën. Një formë subvencionimi apo fondi kompensues për një periudhë të kufizuar kohore do të ndihmonte në amortizimin e efekteve financiare dhe do të siguronte që procesi i integrimit të mos ndikojë negativisht në kapacitetin investues, në qëndrueshmërinë e sektorit dhe në cilësinë e shërbimeve për konsumatorët”, u tha nga Telekomi për Dukagjinin.

Duke shprehur gatishmëri për përfshirje në proces, Telekomi këmbënguli se “zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme ekonomikisht, e balancuar nga aspekti rregullator dhe e drejtë për të gjitha palët”.

Po ashtu, nga Telekomi theksojnë se procesi duhet të bazohet në reciprocitet të plotë ndërmjet operatorëve të rajonit dhe atyre të BE-së, përcaktim të drejtë të tarifave me shumicë (wholesale), vlerësim të detajuar të ndikimit ekonomik për secilin treg para implementimit dhe fazim gradual të zbatimit për të shmangur goditje të menjëhershme financiare.

“Ne konsiderojmë se procesi duhet të bazohet në: reciprocitet të plotë ndërmjet operatorëve të rajonit dhe atyre të BE-së; përcaktim të drejtë të tarifave me shumicë (ëholesale); vlerësim të detajuar të ndikimit ekonomik për secilin treg para implementimit; fazim gradual të zbatimit për të shmangur goditje të menjëhershme financiare. Çdo qasje që injoron realitetin ekonomik të tregjeve të vogla rrezikon të dëmtojë jo vetëm operatorët, por edhe cilësinë, konkurrencën dhe ritmin e investimeve në rrjetet e gjeneratës së re”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.

Të mërkurën e 25 Shkurtit, Komisioni Evropian propozoi hapjen e negociatave me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për përfshirje në kuadër të regjimit “Roam Like At Home” apo “roaming si në shtëpi”.

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës mirëpriti këtë hap, duke njoftuar se është gati për këtë proces, duke përmendur mes tjerash se ligji i ri për komunikimet elektronike është në fazën e finalizimit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika