Ish-kreu i Bashkësisë Islame të BeH-së Mustafa Cerić: Fluturimi nga Riadi në Prishtinë tregoi solidaritetin e Kosovës dhe dobësitë e institucioneve të Bosnjës

Ish-kreu i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Mustafa Cerić, ka reaguar lidhur me riatdhesimin e qytetarëve boshnjakë nga Riadi përmes Prishtinës, operacion i organizuar nga Republika e Kosovës.

Në një koment publik, Cerić e cilësoi këtë operacion jo vetëm si një veprim humanitar, por edhe si një mesazh politik dhe moral për mënyrën se si funksionojnë shtetet dhe institucionet.

Sipas tij, fluturimi nga Riadi drejt Prishtinës me shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës në bord tregoi solidaritetin e Kosovës dhe aftësinë e saj për të vepruar shpejt në situata kur qytetarët kanë nevojë për ndihmë.

“Shpëtimi i atyre njerëzve nuk u organizua nga shteti i të cilit ata janë qytetarë, por nga Republika e Kosovës. Ky fakt bart një simbolikë që është e pamundur të injorohet”, ka theksuar Cerić raporton Avaz.ba percjell Dukagjini që kishte raportuar ekskluzivisht per fluturimin nga Riadi drejt Prishtinës me shtetasit boshnjak.

Ai ka nënvizuar se ky veprim tregon aftësinë e institucioneve të Kosovës për të reaguar me përgjegjësi në situata emergjente, duke e quajtur këtë një shembull të funksionimit të shtetit dhe të solidaritetit ndërmjet popujve.

Cerić ka përmendur gjithashtu se operacioni u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ndërsa rrjeti diplomatik i Kosovës, përfshirë edhe ambasadën në Zagreb, ka luajtur rol në koordinimin e kthimit të qytetarëve.

Sipas tij, ngjarja nga Prishtina ka një domethënie që tejkalon vetë operacionin e riatdhesimit, pasi ajo rikujton lidhjet historike dhe solidaritetin ndërmjet boshnjakëve dhe shqiptarëve.

“Historia e Ballkanit na mëson se popujt mbijetojnë falë solidaritetit të ndërsjellë, por shtetet mbijetojnë falë institucioneve funksionale. Prishtina e tregoi të parën, ndërsa Sarajeva duhet ta ndërtojë të dytën”, është shprehur ai.

Në fund, Cerić theksoi se përtej analizave politike mbetet fakti njerëzor se familjet e qytetarëve të riatdhesuar në Bosnjë dhe Hercegovinë sot e dinë se të afërmit e tyre nuk mbetën vetëm.

Sipas tij, fluturimi nga Riadi në Prishtinë do të kujtohet jo vetëm si një operacion diplomatik, por si një shembull i solidaritetit ndërmjet popujve në momentet kur ndihma është më e nevojshme.

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi në Prishtinë

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika