Kushtetuesja bashkon kërkesat e Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për dekretin e presidentes

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka bërë ditur se të dy kërkesat do të shqyrtohen së bashku, pasi kanë të njëjtin objekt shqyrtimi.

“Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me Dekretin e Presidentes është bashkuar me kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, ka thënë Dula për RTV21.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e kryeministrit Kurti ishte dorëzuar më 7 mars, ndërsa palëve të interesuara u ishte kërkuar që komentet e tyre t’i paraqesin deri më 11 mars 2026.

Ndërkohë, më 9 mars, Gjykata kishte pranuar edhe kërkesën e 30 deputetëve të LVV-së për të njëjtën çështje. Duke qenë se objektivi i kërkesave ishte i njëjtë, Gjykata vendosi t’i bashkojë ato në një rast të vetëm dhe u dërgoi palëve një shkresë të re për dorëzimin e komenteve deri më 12 mars 2026.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika