Shtërpcë: Rrëzohet në oborrin e shtëpisë së tij, vdes një 75-vjeçar

Në Brod të Shtërpcës, një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e kanë konstatuar ekipet emergjente në Spitalin e Ferizajt, ndërsa pas shqetësimeve të marra nga kjo ngjarje, tretman mjekësor ka pranuar edhe gruaja e të ndjerit

Milazim Avdiu, djali i të ndjerit në Brod të Shtërpcës

Në mbrëmjen e së dielës së 10 korrikut një person në Brod të Shtërpcës pas rrëzimit në oborrin e shtëpisë së tij, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Si shqetësim nga kjo ngjarje, tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka marrë edhe gruaja e të ndjerit.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Dukagjini, zëdhënësi për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.

Ndërsa për ngjarjen e njëjtë, disa media vendore kanë raportuar se 75-vjeçari ishte rrahur nga djali i tij.

Por Milazim Avdiu, djali i të ndjerit nga fshati Brod i Shtërpcës për këtë ngjarje ka thënë se  “Nuk është i vërtetë lajmi se babai im Izet Avdiu ka vdekur pasi është rrahur nga djali. Ai para 4 viteve ka pasur infarkt ndërsa mbrëmë ka pasur vdekje të natyrshme. As nëna ime nuk është rrahur por në emergjencë e kemi dërguar sepse i është përkeqësuar gjendja për shkak të vdekjes së babait”.

Shtëpia e të ndjerit Izet Avdiu në Bord të Shtërpcës

E as raporti i Policisë nuk e pohon një gjë të tillë.

“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion në Qendrën Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçare është sjellë në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestarë pas tretmanit mjekësor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur (vdekje natyrshme)”, tha Veseli.

Sipas Veselit, lidhur me këtë ngjarje, policia dhe hetuesit nga stacioni në Shtërpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarët dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes në fshatin Brod të Shtërpcës.

Ai ka shtuar se sipas familjarëve, viktima është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre.

“Në lidhje me këtë është informuar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dhe me vendim të tij është inicuar shënim zyrtar. Nuk ka asnjë dyshim tjetër”, ka theksuar Veseli.

Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë edhe me Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika