Manxhuka godet Vuçiqin: Luftë hibride për të mbuluar suksesin e Kurtit në Paris

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka thënë se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë pjesë e një lufte speciale dhe hibride.

Sipas Manxhukës, qëllimi i Vuçiqit ishte të tërhiqte vëmendjen e mediave drejt deklaratave të tij, në vend se te zhvillimet diplomatike të Kosovës.

“Qëllimi i Vuçiqit ishte që të merren mediet me deklaratën e tij në një lufte speciale e hibride tipike për UDB-në famëkeqe, në vend se me mikpritjen që i bëri Presidenti Francez Emannuel Macron Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në këtë vizitë të frytshme me takim e drekë pune dyorëshe”, ka thënë Manxhuka.

Ai shtoi se kjo qasje synon të zhvendosë fokusin nga avancimi i marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe të minimizojë rëndësinë e angazhimeve diplomatike në nivel të lartë.

Sot në mengjes presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i paraqesë dy kërkesa gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron. Ai tutje tha se Kurti do të kërkojë largimin e forcave të NATO nga veriu i Kosovës, si dhe mbështetjen e Francës për vendosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në atë zonë.

Vuçiq thotë se Kurti do të takohet me Macronin, dhe “pritet të paraqesë dy kërkesa të rrezikshme”

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika