6 cent më lirë, nis rënia e çmimit të naftës në Kosovë

Nafta shënon rënie të lehtë në çmim në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nga e marta (14 prill), një litër naftë mund të shitet deri në 1.78 euro, nga 1.84 euro sa ishte një ditë më parë.

Ndërkohë, çmimet e benzinës (1.44 euro për litër) dhe gazit (0.89 euro për litër) kanë mbetur të pandryshuara.

Nafta ishte shtrenjtuar pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas raportimeve për konflikt mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit me Iranin, çka solli edhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e rreth 20 për qind të naftës botërore.

Pas arritjes së një armëpushimi javën e kaluar, çmimet në tregjet ndërkombëtare filluan të bien, megjithatë në Kosovë kjo ulje u reflektua shumë pak.

Ndërkohë, negociatat e fundit mes Iranit dhe SHBA-së kanë dështuar, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika