Petrit Ajeti në krye të AKI-së edhe për pesë vite të tjera

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i është vazhduar edhe një mandat pesëvjeçar drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Vendimi është nënshkruar në bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti dhe sipas Haxhiut, reflekton besimin institucional në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.

“Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë. Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar”, thuhet në njoftimin e u.d. presidentes.

Ky riemërim konsiderohet i pritshëm, duke pasur parasysh sukseset e jashtëzakonshme që AKI ka shënuar gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Ajetit. Gjatë kësaj periudhe, Kosova ka regjistruar përmirësim të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në nivel nacional, ku një rol kyç i atribuohet punës së AKI-së në identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme.

Në veçanti, AKI ka shënuar suksese të rëndësishme në raport me aktivitetet e Shërbimit Sekret të Serbisë (BIA), përfshirë arrestimet për spiunazh dhe parandalimin e veprimeve që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit. Institucioni ka kontribuar ndjeshëm edhe në uljen e kërcënimeve që lidhen me terrorizmin, radikalizmin dhe ekstremizmin, si dhe në luftimin e grupeve kriminale.

Arrestohet një i dyshuar për spiunazh

Kontributi i AKI-së konsiderohet jetik në disa nga zhvillimet më të ndjeshme të sigurisë në vend, përfshirë Banjskën (2023) ku ndodhi sulmi terrorist në veri të vendit, si dhe rastin në Ibër Lepenc më 2024, ku u sulmua infrastruktura kritike e vendit.

Po ashtu, agjencia ka luajtur rol të rëndësishëm në zbulimin dhe goditjen e strukturave paramilitare, terroriste, ilegale dhe kriminale të ndërlidhura me Serbinë, si dhe në parandalimin e ndikimeve nga shtete jo miqësore dhe armiqësore.

Një dimension tjetër i rëndësishëm i punës së AKI-së mbetet fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar. Agjencia ka thelluar koordinimin me partnerët rajonalë dhe strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ofruar kontribut të vazhdueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë.

Madje kjo agjenci është vizituar edhe nga shefi i CIA-s William Burns në shtator të vitit 2024.

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në shenjë mirënjohjeje u zbulua një pllakë simbolike

Falë këtyre zhvillimeve, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë vlerësohet sot si një institucion me kredibilitet të lartë, profesionalizëm dhe besueshmëri të konsoliduar, jo vetëm në rrafshin nacional, por edhe në atë rajonal dhe ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika