Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Gjatë ditës pritet të ketë periudha me diell, por edhe vranësira të shpërndara që në disa zona mund të sjellin riga të lehta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.