Vetëm 35 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë, Buleshkaj: Procesi më i suksesshëm deri tani

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka vlerësuar pozitivisht procesin e sivjetmë të deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë, duke e cilësuar atë si më të mirin deri më tani.

Buleshkaj, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh pas pastrimit të listave, vetëm 35 zyrtarë kanë mbetur pa e kryer këtë obligim brenda afatit ligjor, njofton Dukagjini.

Buleshkaj theksoi se këta zyrtarë nuk i përkasin niveleve të larta shtetërore, por kryesisht pozicioneve më të ulëta.

“Procesi ka shkuar relativisht mirë e ngadalë dhe në ditët e fundit kemi pasur një numër të madh të zyrtarëve që e kanë bërë deklarimin e pasurisë, pas pastrimit të listave i kemi vetëm 35 zyrtarë që nuk e kanë kryer këtë deklarim brenda afatit dhe nga ta nuk kemi pozita të larta shtetërore janë kryesisht pozita më të ulëta. Është një përgjigje e mirë – më e mira deri tani për sa kohë që Agjencia i pranon regjistrat, nuk ka pasur ndonjëherë përgjigje më të mirë lidhur me deklarimin e pasurisë”, u shpreh Buleshkaj.

Sipas Buleshkajt, verifikimi i pasurisë mund të zgjasë deri në shtatë muaj (6+1), ku çdo vit kontrollohet një e treta e zyrtarëve të përfshirë në këtë proces.

“Deklarimi i pasurisë është një deklarim i tyre për pasurinë e luajtshme apo të paluajtshme – nga sot ka filluar faza njëmujore ku zyrtarët pastaj verifikojnë për ndonjë lëshim të mundshëm në rast se ka pasur dhe ky afat vlen deri më 17 maj – pastaj për saktësia mundë të flasim nga 18 maji fillimisht bëhet deklarimi i pasurisë pastaj bëhet publike brenda një muaji dhe një muaji mund të bëhet përmirësimi e pastaj e kemi procesin e verifikimit. Procesi i verifikimit zgjatë 6 + 1 muaj në maksimum ku 1/3 e këtyre zyrtarëve verifikohen çdo vit” u shpreh Buleshkaj.

Mes tjerash, Buleshkaj bëri të ditur se ka zyrtarë që kanë deklaruar prona jashtë vendit – çdo vit ndodh kjo është ish-presidentja, kryeministri dhe ka persona të tjerë që kanë prona në Shqipëri e në Mal të Zi, kryesisht në bregdet – ka një numër i madh që kanë bërë deklarime të tilla.

Buleshkaj, mes tjerash, foli edhe për miratimin në lexim të parë të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe dallimin me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

“Ka një dallim thelbësorë – Agjencia ka rol parandalues që të sigurojmë që zyrtarët të jenë transparent në deklarimin e pasurisë dhe ne nuk kemi mandat për konfiskimin e pasurisë përderisa Byroja ka mundësinë e bërjes së analizave financiare dhe në rast se vërehet një rritje e pasurisë e pastaj mund të përcjellët si rast në gjykatë – kemi edhe gjëra të ngjashme por më shumë të ndryshme”, u shpreh Buleshkaj.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika