Masakra e Poklekut, përurohet libri “Revolta e Syzifit”

Bardhyl Mahmuti të premten ka përuruar librin “Revolta e Syzifit”. Libri sjell revoltën e të mbijetuarit të masakrës në Poklek të Drenasit, Fadil Muqolli, lidhur me mënyrën e renovimit të shtëpisë së tij muze, në të cilën janë vrarë 53 shqiptarë të paarmatosur.

Dhimbja, tmerri e mllefi tash do të jetojnë përjetësisht mes rreshtave.

Libri “Revolta e Syzifit” nga autori Bardhyl Mahmuti u përurua të premten në Drenas, pikërisht në ditën e pervjetorit të 27-të të masakrës së Poklekut.

Ky libër paraqet rrëfimin e të mbijetuarit, Fadil Muçolli, në shtëpinë e të cilit ndodhi masakra ndaj 53 civilëve shqiptarë, ku bëjnë pjesë edhe 20 familjarë të tij.

Këtu u interpretuan disa rreshta nga libri.

Autori Bardhyl Mahmuti tregoi për rëndësinë e tij.

Nën emocione për librin foli personazhi i tij, Fadil Muçolli.

E, detaje të ditës kritike tregoi kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pas përurimit, autori shpërndau rreth 350 kopje falas për të pranishmit.

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë:

 

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika