Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Teherani dhe Uashingtoni pritet të bashkëpunojnë për nxjerrjen e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë nga impiantet bërthamore të dëmtuara të Iranit.
“Do ta arrijmë këtë”, ka thënë Donald Trump për Reuters.
“Do të hyjmë me Iranin, me një ritëm të qetë dhe të organizuar, dhe do të fillojmë gërmimet me makineri të mëdha… Do ta sjellim sërish në Shtetet e Bashkuara.”
Ndërkohë, zyrtarët iranianë nuk i kanë konfirmuar ende detajet e një marrëveshjeje të mundshme me SHBA-në.
Teherani ka përsëritur më herët se nuk heq dorë nga e drejta e tij për pasurimin e uraniumit.