Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë.
Sipas Prokurorisë i dyshuari me inicialet S.R. është ndaluar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale të rënda, që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
