Irani zotohet për hakmarrje, e quan sulmin ndaj anijes iraniane “shkelje të armëpushimit”

Shtabi i lartë ushtarak i Iranit, Khatam al-Anbiya, ka deklaruar se Irani do të reagojë ndaj sekuestrimit të një anijeje mallrash me flamur iranian nga forcat amerikane dhe e ka cilësuar këtë veprim si shkelje të armëpushimit.

Në një deklaratë të publikuar nga mediat shtetërore, zëdhënësi i këtij institucioni ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shkelje të armëpushimit, kanë hapur zjarr ndaj një anijeje tregtare iraniane në ujërat e Detit të Omanit, kanë çaktivizuar sistemin e saj të navigimit dhe më pas janë ngjitur në bord duke përdorur marinsa.

Sipas deklaratës, forcat e armatosura iraniane “do të përgjigjen së shpejti dhe do të hakmerren për këtë akt piraterie të armatosur”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se anija u ndal nga marina amerikane pasi nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur në Gjirin e Omanit, duke shtuar se ajo është tashmë nën kontrollin e SHBA-së.

Më herët, Trump kishte njoftuar se përfaqësuesit e tij do të udhëtojnë të hënën në Pakistan për negociata, ndërsa sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, delegacionin amerikan do ta udhëheqë zëvendëspresidenti JD Vance.

Ndërkohë, media shtetërore iraniane kanë raportuar se Teherani “për momentin nuk ka plane” për të marrë pjesë në bisedime, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për qëndrimin e tij.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika