Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, jemi të hapur për zgjidhje

Screenshot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është i hapur për zgjidhje në funksion të zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është opsion.

Në fjalën e tij në fillim të mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka theksuar se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afrohet dhe se kjo çështje “kërkon vullnet politik dhe vendime jo të lehta”.

“Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese të zgjedhurve të popullit. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se asnjë parti nuk mund të sigurojë 80 deputetë e vetme, prandaj, sipas tij, është e domosdoshme që të pranohen rezultatet e zgjedhjeve dhe të zhvillohen bisedime të sinqerta në interes të vendit.

Kurti ka theksuar se stabiliteti është i domosdoshëm, duke rikujtuar se qytetarët kanë votuar për një mandat katërvjeçar dhe se zgjedhjet e reja do të sillnin vetëm kosto shtesë, rreth 10 milionë euro.

Ai gjatë ditës do të zhvillojë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.

Duke folur për zhvillimet ekonomike, Kurti njoftoi se Komisioni Evropian ka nisur transferimin e 61 milionë eurove në kuadër të Planit të Rritjes, ku 28 milionë janë kredi, ndërsa 33 milionë grante që do të investohen në projekte konkrete.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi që të përshpejtojë miratimin e ligjeve të nevojshme për përfitimin e fondeve të tjera, që pritet të arrijnë rreth 90 milionë euro.

Kurti ka folur edhe për Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se miratimi i tij përfundimtar është i domosdoshëm dhe se institucionet do ta çojnë përpara këtë proces pavarësisht kundërshtimeve.

“Pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk është as private dhe as legjitime”, u shpreh ai.

Kryeministri përmendi edhe aksionet e institucioneve të sigurisë në veri të vendit dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se shteti po vazhdon të shtrijë sovranitetin dhe rendin ligjor në gjithë territorin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika