Kryeministri i Libanit ka akuzuar Izraelin për krime lufte pasi zyrtarët thanë se sulmet ajrore izraelite vranë gazetaren, Amal Khalil, dhe plagosën një gazetare tjetër në jug të Libanit të mërkurën.
Kjo ndodh ndërsa Izraeli dhe Libani po përgatiten të mbajnë raundin e dytë të bisedimeve sot në Uashington, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Zyrtarët libanezë thonë se Khalil dhe Zeinab Faraj u shënjestruan qëllimisht teksa kërkonin strehim në një shtëpi pasi një sulm ajror fillestar goditi automjetin përpara tyre, duke vrarë dy burra.
Zyrtarët gjithashtu akuzuan Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) se kanë shënjestruar qëllimisht një ambulancë të shënuar teksa përpiqej të arrinte te gazetarët në fshatin Tayri.
Khalil, 43 vjeç, punonte për gazetën libaneze Al-Akhbar. Ajo dhe Faraj, një fotografe e pavarur, të cilat po udhëtonin së bashku. Dy burrat që humbën jetën nuk janë identifikuar nga zyrtarët.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) mohuan se po pengonin ekipet e shpëtimit të arrinin në zonë dhe thanë se nuk kishin shënjestruar gazetarë.