Gruda: Buxheti po trajtohet me joseriozitet nga ministri Murati

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me qasjen ndaj buxhetit dhe mënyrës së trajtimit të Ligjit për Buxhet në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Gruda e cilësoi joserioze mënyrën se si po trajtohet buxheti për vitin 2026, duke rikujtuar deklaratat e mëhershme të ministrit për sjelljen e një buxheti të plotë dhe më pas të një rishikimi cilësor, njofton Dukagjini.

Sipas tij, fillimisht ishte kërkuar votimi i zgjatjeve buxhetore me premtimin se do të sillhej një buxhet i mirëfilltë, ndërsa më vonë ishte pranuar se ai ishte hartuar me nxitim dhe se do të pasohej nga një rishikim më i mirë.

Megjithatë, Gruda tha se tashmë po kërkohet miratim i shpejtë pa debat të mjaftueshëm.

“Dhe për mua është e pabesueshme, ministër, që ju e bëni me kaq joseriozitet çështjen e buxhetit. Dhe po e them prej disa aspekteve. Mua më kujtohet që në shkurt, ju keni ardhur këtu dhe keni thënë: ‘Votoni zgjatjet buxhetore, sepse kemi me pru buxhetin e plotë dhe kemi me e bë mirë këtë buxhet’. A kështu na keni thënë këtu së pari? Kur e keni pru buxhetin e plotë, e mbaj mend shumë mirë ty dhe Kryeministrin Kurti duke thënë: ‘Na besoni se nuk është shumë mirë, po e kemi bërë shpejt e shpejt, s’kemi pasur kohë, por kemi me pru një rishikim që do të jetë shumë i mirë dhe do të kemi kohë për debat’. U kalua ajo. Sot vjen pas dy muaj e gjysmë dhe po na thua: ‘as s’kemi shumë mundësi për debat, as s’kemi mundësi me i këqyr, rishikimi duhet vetëm nga aspekti që të intereson ty, po votoni se na duhet’. Më thoni, me këtë seriozitet, s’ma merr mendja që shqiptarët e kanë merituar që t’ua trajtoni ekonominë, 3 miliardë euro buxhet, kështu. Përveç nëse këto tri herë më thoni që sot po planifikoni me u kthyer muajin tjetër me na pru 5 miliardë. Jo kështu. Domethënë, e treta, edhe po doni me shpejtësi me i këqyr paratë e të gjithëve. Falni, po a dini, buxheti i Kosovës më duket sikur nuk është buxheti i partisë, a diçka… Jo, këto janë paratë e Kosovës. Janë afërsisht ato 3 miliardë euro që çdo njeri sakrifikon me shëndetin, me punën, me mundin e vet për të mbledhur taksa, e ia merr taksat privatit e publikut, të gjithëve. Edhe në fund ne, me kaq joseriozitet, tri herë me fol për buxhetin e Kosovës, më duket e pabesueshme. Vërtet unë kam pritur shumë më shumë profesionalizëm për këtë temë, me thënë të drejtën. Nuk kam pasur pritje të tjera për ty si ministër. Mos mendo që ky është niveli në të cilin mundesh me punu ti. Unë besoj që ti mundesh më mirë se këtë që po e bën”, u shpreh Gruda.

Në fund, Gruda i bëri thirrje Muratit që të përqendrohet në përgjegjësitë e tij si ministër i Financave dhe të shmangë përfshirjen në debate politike, duke kërkuar një rishikim të mirëfilltë të buxhetit dhe kohë të mjaftueshme për shqyrtim.

“Kështu që kisha me thënë me u tërhequr prej kësaj, me bë rishikim siç duhet, me na lënë kohë me e këqyr. Unë e di që ti mundesh me e bë këtë punë. Hiqe prej agjendës politike, pasi je ministër i Financave. Hiqi politikat, lëja Kryeministrit. Ti je ministër i Financave dhe mundesh me e bë këtë më mirë. Bëre siç duhet dhe bëre si ministër i Financave i këtij vendi, mos u kthe këtu kështu politikisht, kaq politikisht, vetëm si ministër i Financave shprehu”, tha ai.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika