Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se vizita e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet sipas planit.
“Është një njeri i madh dhe mezi presim ta mirëpresim. Është një person fantastik dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm, dhe është i guximshëm,” tha Trump.
Ai shtoi se Mbretin e njeh prej një kohe të gjatë dhe se ai përfaqëson vendin e tij “më mirë se kushdo tjetër”.
Trump: I dyshuari kishte urrejtje dhe qëndrime anti-kristiane
Duke folur për të dyshuarin në incidentin me armë në Uashington, Trump tha se ai duket se ka pasur “urrejtje në zemër prej kohësh”.
Sipas tij, motivi i sulmit ishte “i lidhur me fenë” dhe se i dyshuari ishte “fort anti-kristian”.
“Ka probleme të mëdha për pjesën tjetër të jetës së tij,” tha Trump.
Ai shtoi gjithashtu se nuk e kishte kuptuar sa i rrezikshëm ishte posti i presidentit kur kishte kandiduar për herë të parë.
“Nëse je president me ndikim të madh, je në shumë më tepër rrezik sesa nëse nuk je i tillë,” u shpreh Trump.