KQZ mban mbledhjen e radhës, në rend dite raporti vjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës më 27 prill 2026, duke filluar nga ora 13:30, në zyrat e institucionit në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend dite janë një sërë çështjesh që lidhen me funksionimin dhe aktivitetin zgjedhor.

Në kuadër të Këshillit për Operacione Zgjedhore, anëtarët do të shqyrtojnë dhe miratojnë raportin vjetor të KQZ-së për vitin 2025, i cili më pas i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në rend dite janë edhe shqyrtimi i agjendës së punëtorisë lidhur me mësimet e nxjerra nga Zgjedhjet Lokale 2025 dhe Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, si dhe analizat e votave me asistencë për këto procese zgjedhore.

KQZ do të trajtojë edhe ndryshime dhe plotësime në disa rregullore zgjedhore, përfshirë ato për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, qendrën e numërimit dhe rezultatet, votimin dhe menaxhimin e vendvotimeve, si dhe për vëzhguesit e zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe raporti për realizimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2026.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika