Aksident tragjik në aksin Librazhd–Përrenjas: një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Librazhd–Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas raportimeve mediale, në përplasje janë përfshirë disa automjete, ndërsa si pasojë e aksidentit është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë segment rrugor.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit, ambulancat dhe policinë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa dyshohet se viktima është një shtetas i huaj.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika