Hamza për votimin e sontëm për president: është precedent i rrezikshëm dhe puç kushtetues

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Kuvendi i Kosovës, lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai theksoi se zgjedhja e presidentit nuk mund të bëhet pa përmbushjen e kuorumit kushtetues.

“Presidenti nuk mundet me u zgjedh pa 2/3 e deputetëve të përbërjes së Kuvendit në sallë prezent dhe që votojnë”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, në seancën e sotme nuk janë respektuar këto rregulla, pasi në sallë kanë qenë më pak se 80 deputetë.

“Sonte s’kanë vepru kështu (në sallë kanë qenë më pak se 80 deputetë) dhe ky është një precedent i rrezikshëm. Ky është një puç kushtetues dhe është një rrezik se për me pas shtetin, për me pas lirinë, për me pas Kushtetutën është dhënë shumë mund prej gjeneratave të tëra”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika