Afganistani thotë se sulmet nga Pakistani vranë 7 persona dhe plagosën 85 pas bisedimeve për paqe

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 85 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me mortaja dhe raketa të lëshuara nga Pakistani në verilindje të Afganistanit.

Sipas autoriteteve, sulmet goditën qytetin Asadabad, kryeqendrën e provincës Kunar, si dhe zona të tjera përreth, duke përfshirë një universitet dhe shtëpi civile.

Në mesin e të plagosurve ka gra, fëmijë dhe studentë.

Ministria afgane e Arsimit të Lartë njoftoi se rreth 30 studentë dhe profesorë janë plagosur nga goditja në Universitetin “Sayed Jamaluddin Afghani”.

Ndërkohë, Pakistani ka mohuar akuzat se ka shënjestruar një universitet, duke i cilësuar raportimet si “gënjeshtër e hapur”, raporton The Guardian.

Ky është incidenti i parë i dhunshëm që nga bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga Kina në fillim të këtij muaji, ku të dyja palët kishin rënë dakord të mos përshkallëzonin konfliktin.

Tensionet mes Pakistanit dhe Afganistanit janë rritur muajt e fundit, me përplasje të përgjakshme që kanë shkaktuar qindra viktima. Pakistani akuzon Afganistanin se strehon militantë, përfshirë grupin Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), që kryejnë sulme brenda territorit të tij – akuza që Kabuli i mohon.

Luftimet u zbutën përkohësisht në mars gjatë armëpushimit për festën e Fitër Bajramit, megjithatë përplasjet sporadike kanë vazhduar.

Sipas OKB-së, konflikti ka detyruar rreth 94 mijë persona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika