Sonte në mbrëmje, nga ora 21:00, futbolli evropian sjell një nga përballjet më të mëdha të sezonit, Paris Saint-Germain me Bayern Munich në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.
Kampionët në fuqi, PSG, synojnë rikthimin në finalen e madhe, pasi deri më tani kanë eliminuar me Chelsea-n dhe Liverpoolin në fazën me eliminim direkt.
Në anën tjetër, Bayern vjen me moral të lartë pas triumfit ndaj mbretit Real Madrid në çerekfinale, me Harry Kane që po udhëheq skuadrën drejt ëndrrës për trofeun më të madh në Europë.
Kjo përballje rikthen kujtimet e finales së vitit 2020, ku bavarezët dolën fitues, ndërsa sonte pritet një duel spektakolar mes dy prej sulmeve më të frikshme.