Fetoshi kritikon klasën politike, dështimi për presidentin me pasoja për Kosovën

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Bllokada politike në Kosovë për zgjedhjen e presidentit ka nxitur kritika të ashpra ndaj klasës politike, e cila po akuzohet për mungesë të konsensusit minimal për stabilitet institucional.

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi në një intervistë për Euronews, ka vlerësuar se situata aktuale reflekton një krizë të thellë të përgjegjësisë politike.

Sipas Fetoshit, loja e “ping-pongut” për hedhjen e fajit ndërmjet pushtetit dhe opozitës ka hyrë në një fazë kritike, duke e bërë pothuajse të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Ai thekson se, pavarësisht nëse vendi arrin apo jo të zgjedhë një president brenda afatit, kjo nuk pritet të cenojë drejtpërdrejt qëndrueshmërinë demokratike.

“Në këtë kuptim, bllokada nuk ka implikime të drejtpërdrejta për sigurinë, por padyshim që ndikon në besueshmërinë e Kosovës, stabilitetin institucional, procesin e integrimit dhe sfidën e dialogut”, ka deklaruar Fetoshi gjatë intervistës.

Duke iu referuar afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e fundit, ai ka kritikuar mungesën e qasjes serioze nga ana e subjekteve politike. Sipas tij, është shqetësuese që edhe në orët e fundit mbetet e paqartë nëse do të arrihet zgjedhja e presidentit.

Fetoshi vlerëson se diskursi i ditëve të fundit tregon se partitë politike tashmë kanë hyrë në logjikën e fushatës zgjedhore, duke e bërë të mundshme vazhdimin e bllokadës dhe rrjedhimisht shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Bllokada, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë dhe kjo nënkupton sërish zgjedhje të parakohshme,” ka thënë ndër të tjera Fetoshi.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika