Reagime të forta për çmimin e FIFA-s për Donald Trump – Shtëpia e Bardhë mbron vendimin

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të ndarjes së Çmimit të Paqes nga FIFA për Donald Trump, duke deklaruar se askush nuk e meriton më shumë këtë vlerësim sesa presidenti amerikan.

FIFA ia ndau Trumpit këtë çmim në shortin e FIFA World Cup në dhjetor, duke e arsyetuar me “promovimin e paqes dhe unitetit në të gjithë botën”.

Megjithatë, vendimi ka shkaktuar reagime të shumta negative nga organizata të të drejtave të njeriut dhe aktivistë të ndryshëm.

Mes kritikëve ishte edhe futbollisti australian Jackson Irvine, i cili e cilësoi këtë vendim si tallje me politikën e të drejtave të njeriut të FIFA-s.

Ndërkohë, Federata Norvegjeze e Futbollit ka kërkuar që ky çmim të tërhiqet.

Në kundërpërgjigje, Shtëpia e Bardhë theksoi se politika e jashtme e Trumpit ka përfunduar tetë luftëra në më pak se një vit.

“Nuk ka askush tjetër në botë që e meriton më shumë Çmimin e parë të Paqes të FIFA-s sesa Presidenti Trump. Kushdo që mendon ndryshe vuan qartë nga një rast i rëndë i Sindromës së Çrregullimit Trump”, ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika