Slobodan Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Ushtarët e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) përleshen me protestuesit lokalë serbë të Kosovës në Zveçan, 29 maj 2023, foto Reuters./ Foto nga arkivi

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik prej 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro, Slobodan Radenkoviqin, i akuzuar për sulm ndaj pjesëtarve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjykatësja Medie Bytyqi pasi i akuzuari Radenkoviq ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Speicale, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas vendimit, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” në bashkëkryerje u dënua me 2 vjet burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Kurse, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuari iu zëvendësua me 15 mijë euro gjobë.

Ndaj Radenkoviqit, Gjykata shpalli dënim unik me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë.

I akuzuari obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 150 euro dhe 50 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika