Trump publikon fotografi me armë dhe paralajmëron Iranin: “Nuk jam më ‘djali i mirë’”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka publikuar një imazh të montuar të vetes në rrjetin social Truth Social, ku shfaqet me armë në dorë dhe syze aviatori, i shoqëruar me mesazhin: “Nuk jam më ‘djali i mirë’”.

Në të njëjtin postim, Trump i është drejtuar Iranit, duke kritikuar qasjen e tyre në negociata, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Irani nuk po arrin të rregullojë situatën. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen më të zgjuar shpejt”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen në një kohë kur bisedimet për përfundimin e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit mbeten të bllokuara.

Ndërkohë, Irani pritet të paraqesë një propozim të rishikuar për përfundimin e luftës tek ndërmjetësit në Pakistan në ditët në vijim.

Zhvillimet e fundit vijnë pasi Trump ka sinjalizuar se nuk do të pranonte një version të mëhershëm të marrëveshjes, i cili parashihte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke lënë për negociata të mëvonshme çështjet që lidhen me programin bërthamor të Teheranit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika