Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaturën e Feride Rushitit për presidente

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar është distancuar nga deklarimet e mbrëmshme të bëra nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja e tyre për presidente të vendit, Feride Rushiti, se ishte ambasada britanike që e mbështeti kandidaturën e saj për presidente të vendit.

Në një përgjigje të Ambasadës për Dukagjinin thuhet se Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë rol në propozimin apo mbështetjen e ndonjë kandidati të caktuar në Kosovë dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Vërejmë se partitë kanë provuar dhe kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e një Presidenti të ri të Kosovës, dhe si rezultat Kosova do të mbajë zgjedhje të reja kombëtare. Si në zgjedhjet e tjera të fundit, ne vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha partitë që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, dhe ta zhvillojnë fushatën në mënyrë konstruktive dhe të respektueshme. Është rol ekskluziv i partive politike që të diskutojnë dhe të nominojnë kandidatë të mundshëm për zgjedhje. Mbretëria e Bashkuar nuk ka asnjë rol në propozimin apo mbështetjen e ndonjë kandidati të caktuar në Kosovë dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Dukagjinin.

Kujtojmë se mbrëmë pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit të ri, kandidatja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Feride Rushiti, në praninë e tashmë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ajo deklaroi se përkrahjen dhe mbështetjen për të marrë postin e parë të shtetit, e kishte marrë “nga partnerët ndërkombëtarë” duke iu referuar në veçanti “ambasadës angleze.”

Rushiti, mes tjerash, u pyet nga gazetarët se “kush janë këta partnerë ndërkombëtarë?” që e çuan para të kandidohet për presidente, ajo tha britanikë “që më mbështesin qe disa vite.”

“Partnerët ndërkombëtar nëse mund t’i them janë ambasada angleze, me të cilët bashkëpunoj dhe më mbështesin qe sa vite. Këtë propozim ma kanë bë edhe më herët, para se me vendos, dhe kam thanë “jo.” Sepse kam mendu që ka me pas zgjidhje politike. Pastaj sot kam qenë edhe me ambasadoren amerikane në kontakt. Më kanë përuru për guximin që e kam marrë. Unë edhe jam “grua e guximshme” prej Departamentit të Shtetit amerikan,” deklaroi Rushiti.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika