Ardian Gjini pritet të jetë kandidat i AAK-së për kryeministër

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, pritet të jetë kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër të vendit në zgjedhjet e parakohshme.

Kandidatura e tij pritet të formalizohet në Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së, njofton Dukagjini.

Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Xhemaili, mes tjerash, bëri të ditur se brenda AAK-së ka pajtueshmëri për kandidaturën e Gjinit.

“Aleanca është në proces të brendshëm zgjedhor, i cili pritet të përfundoj më 24 maj kur do të mbahet edhe Kuvendi i Përgjithshëm zgjedhor. Sa i përket çështjes së kandidatit për kryeministër nga Aleanca, brenda strukturave të partisë ka dakordancë që Ardian Gjini të jetë kandidat i yni për kryeminister, por kjo pritet të formalizohet në Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës”, tha Xhemaili.

 

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika