Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, më 1 Maj, përfaqësues dhe aktivistë të Asamblesë Anti-Kapitaliste organizuan një protestë në Prishtinë, duke nisur marshimin nga sheshi Sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.
Ndër mesazhet kryesore të protestës ishin thirrjet “Kur punëtori bie, inspektori fle”, “Pensione të dinjitetshme” dhe “Ne punojmë, ata fitojnë”, duke kritikuar pabarazitë ekonomike dhe mungesën e mbrojtjes institucionale për punëtorët.
Në tubim, si jorallë, u panë gjithashtu flamuj të Palestinës dhe parulla kundër presidentit amerikan Donald Trump.
