KQZ miraton planin dhe buxhetin për zgjedhjet e 7 qershorit, fushata nis më 28 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin e aktiviteteve dhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Sipas KQZ-së, organizimi i procesit zgjedhor do të kushtojë rreth 10 milionë e 800 mijë euro.

Po ashtu, është përcaktuar që fushata zgjedhore të nisë më 28 maj, duke hyrë në fazën kryesore të procesit elektoral.

Pas caktimit dhe shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ ka ndërmarrë një sërë vendimesh për të filluar përgatitjet teknike dhe organizative për mbajtjen e zgjedhjeve në nivel vendi dhe jashtë tij.

Në kuadër të vendimeve të miratuara, KQZ ka përcaktuar afatet dhe ka miratuar planin e detajuar të aktiviteteve zgjedhore, i cili përfshin një gamë të gjerë procesesh: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve; aplikimin për certifikimin e subjekteve politike; dorëzimin dhe verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë; periudhën e fushatës zgjedhore; si dhe organizimin e qendrave të votimit brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë përfaqësitë diplomatike.

Plani përfshin gjithashtu regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë vendit, periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, certifikimin e listës së votuesve, akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika