Ministria e Bujqësisë publikon subvencionet e parapara për secilin sektor

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka publikuar orientimet indikative për Programin Vjetor të Pagesave Direkte për vitin 2026, duke paraqitur njësitë e pritshme, normat orientuese dhe alokimet individuale që do të shërbejnë si bazë për hartimin e programit.

Sipas njoftimit, këto orientime do të udhëheqin grupet punuese përgjegjëse për hartimin, konsultimin dhe finalizimin e programit, si dhe për përgatitjen e akteve përkatëse nënligjore.

Ministria thekson se orientimet janë ndërtuar mbi analiza sektoriale dhe prioritetet e politikave bujqësore, duke përfshirë nevojat për siguri ushqimore, zhvillim rural dhe rritje të prodhimit vendor. Po ashtu, ato janë në përputhje me kapacitetet buxhetore të planifikuara për vitin 2026.

Megjithatë, bëhet e ditur se në këtë fazë normat dhe alokimet kanë karakter indikativ dhe mund të ndryshojnë gjatë procesit të finalizimit të programit. Rishikimi i tyre do të varet nga rezultatet e konsultimeve, numri i aplikuesve dhe prioritetet zhvillimore të sektorit agro-ushqimor.

Ministria ka bërë të ditur se procesi do të vazhdojë me konsultime të mëtejshme, për të siguruar që programi final të reflektojë nevojat reale të fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika