Digjet një shtëpi në “Tophane”, dëmtohet një tjetër afër dhe dy vetura

Mbrëmë pak para mesnate një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen “Tophane” të Prishtinës. Për pasojë u dëmtua edhe një shtëpi që ishte afër saj, si dhe dy vetura. Derisa shkaku i zjarrit akoma nuk dihet, zjarrfikësve u janë nevojitur disa orë për ta fikur atë në tërësi

Gjithçka u bë shkrumb e hi.

Zjarri që fillimisht përfshiu këtë shtëpi në rrugën “Mark Isaku” e dëmtoi edhe tjetër qe ishte afër saj.

E, përveç mureve, tek shtëpia që ishte duke u rinovuar dhe ku shpërtheu zjarri, s’mbeti gjë.

“Përveç dëmeve materiale që u shkaktoi zjarri këtyre dy shtëpive në lagjen “Tophane” të Prishtinës, nuk ka persona të lënduar”.

Ndonëse arsyet e zjarrit, sipas Policisë, nuk dihen ende, të premten pak para mesnate këtu ishte e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve.

Këta të fundit u njoftuan nga banorët, derisa intervenimi zgjati disa orë.

Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve të kryeqytetit dha detaje përmes një përgjigje me shkrim.

“Në orën 23:24 jemi inforumu për zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Mark Isaku’, ekipet kanë dal menjëherë në vendngjarje ku nga zjarri ishte përfshi një shtëpi dhe kulmi i një shtëpie tjetër që ishin të ngjitura. Sipas informatave, nuk ka të lënduar dhe intervenimi ka përfundu në orën 02:15”, ka thënë Malë Gashi.

Fqinjët që s’deshën të deklarohen para kamerës thanë që u dëmtuan edhe dy vetura.

As këta nuk janë në dijeni për shkaktarët që çuan deri te kjo gjendje.

Televizioni ka provuar të marr një qëndrim edhe nga pronari i shtëpisë, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë nga Policia nuk kanë bërë të ditur nëse hetimet për këtë rast kanë nisur.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika